Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Raundi 1. Renditja e aplikantëve. Nisin regjistrimet me 2 shtator 2021

Kandidatët e shpallur fitues në raundin 1 bachelor mund të regjistrohen në datë 2 dhe 3 Shtator 2021, referuar Urdhërit të Përbashkët nr. 6, dt. 25.06.2021 të MASR.

Raundi 1. Renditja e aplikantëve. Nisin regjistrimet me 2 shtator 2021

Referuar Urdhërit të Përbashkët nr. 6, dt. 25.06.2021 të MASR, më datë 2 Shtator 2021 nisin regjistrimet e aplikantëve të raundit të parë për studime në ciklin Bachelor.

Lista e renditura të aplikantëve sipas pikëve, për secilin program/profil studimi në TBU, jepet më poshtë: 

Procesi i regjistrimeve të Raundit I zhvillohet në 7 faza 2 ditorshe nga data 2 Shtator deri në datën 15 Shtator 2021.

Regjistrimet do të kryhen pranë Sekretarisë Mësimore në TBU, si rregull, në orarin 10:00-14:00. Me kërkesë të veçantë me SMS në numrin e celularit: 069 303 3173 dhe te pakten nje dite perpara, kandidati mundet të regjistrohet edhe në orarin 08:00-10:00 dhe 14:00-16:00.

Në regjistrim kandidatët duhet të jenë të pajisur paraprakisht me:

  • Kopjen e noterizuar të diplomës së maturës bashkë me certifikatën e notave;
  • Kartën e Identitetit ose Pasaportën;
  • 2 foto personale (format për dokumenta). 

Në ditë e regjistrimit kandidati duhet të kryejë pagesën e tarifës së regjistrimit prej 7 mijë lekë në llogarinë bankare të Tirana Business University sh.p.k.

Brenda muajit Tetor 2021 studenti kryen pagesën 30% të tarifës së studimit. Pjesa tjetër e tarifës së studimit, kryhet si rregull, në 2 këste, por në rast nevoje të arsyetuar nga studenti, pagesa kryhet në më shumë këste, sa më të barabarta në vlerë e barazlarguara në kohë.

Tarifat e studimit në varësi të notës mesatares apo gjendjes sociale jepen në linkun: https://tbu.edu.al/al/programet/bursa-studimi-tbu-1, dhe po këtu jepen edhe numrat e llogarisë bankare të Tirana Business University sh.p.k.