Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Njoftim për Mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik të Fakultetit të Drejtësisë

Mbledhja e Asamblesë së Personelit Akademik të Fakultetit të Drejtësisë në TBU organizohet në funksion të përzgjedhjes së kandidatit për anëtar i Këshillit të Lartë dhe Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Njoftim për Mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik të Fakultetit të Drejtësisë

NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E ASAMBLESË SË PERSONELIT AKADEMIK TË FD I TBU PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR DHE KANDIDATIT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

  • DATA: 8 .09. 2021
  • ORA: 11:00
  • SALLA: Auditori 1

Bazuar në shkresën Nr. 1708, datë 23.07.2021 drejtuar Tirana Business University College “Mbi shpalljen e vendeve vakante për dy anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë” si dhe në zbatim të  nenit 40, pika 1 dhe nenit 138, pika 1 “Verifikimi i plotësimit të kritereve ligjore” të Ligjit  Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, më datë 18.08.2021, ora 09:00, u zhvillua mbledhja e Dekanatit të Fakultetit të Drejtësisë me pjesëmarrjen e 4 anëtarëve nga 5 gjithsej.

Gjatë zhvillimit të kësaj mbledhjeje të posaçme u shqyrtuan plotësimi i kushteve ligjore dhe i mbështetjes nga kandidatët që kanë shprehur interesin si dhe u verifikua dokumentacioni i paraqitur nga secili kandidat.

Nga ky proçes rezultoi se të gjithë kandidatët, të cilët kanë shprehur interes plotësojnë kushtet ligjore si dhe disponojnë dokumentacionin e plotë sipas parashikimeve të Ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, duke çuar kështu në zyrtarizimin e kandidaturave të tyre si vijon:

Kandidatë zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor:

  1. Prof. Asoc. Endri Papajorgji   -   4 vota pro – 0 vota kundër

Kandidatë zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë:

  1. Prof. Asoc. Endri Papajorgji   -   4 vota pro – 0 vota kundër

Bazuar në nenin 42 dhe në nenin 140, të Ligjit  Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ju njoftoj se në datën 8.09.2021, ora 11:00, Salla Auditori 1 pranë ambienteve të TBU, do të zhvillohet Mbledhja e Asamblesë së Personelit Akademik për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Fakulteti i Drejtësisë.

Në bazë të nenit 43 dhe nenit 141 të Ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” pjesëmarrja në mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik është e detyrueshme.

DEKANI