Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Nisin regjistrimet e skuadrave në të dy konkurset kombëtare me maturantët

25 Shkurt 2019: Nis regjistrimi i maturantëve në të dy konkurset kombëtare "Sipërmarrësit e së Nesërmes" dhe "Juristët e së Nesërmes" organizuar nga TBU.

Nisin regjistrimet e skuadrave në të dy konkurset kombëtare me maturantët

Tirana Business University College (TBU) nis zyrtarisht sot, me dt. 25 Shkurt 2019, procesin e regjistrimit të maturantëve për të dy konkurset kombëtare:

A) Sipërmarrësit e së Nesërmes, Edicioni 9 - Skuadrat me 3-5 individë aplikojnë me ide biznesi të shtjelluara në format plan-biznesi, të cilat më pas i prezantojnë përpara një jurie të përbërë nga ekspertë dhe biznesmenë.

B) Juristët e së Nesërmes, Edicioni 5 - Skuadrat me 2-3 individë ftohen të ndërmarrin role në trajtimin e çështjeve ligjore si “palë e paditur” kundrejt “palës paditëse” në formën e “gjyqit imitues” përballë trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarë, prokurorë dhe juristë me përvojë.

@ Cilët mund të marrin pjesë?

Maturantë nga e gjithë Shqipëria të apasionuar e me prirje në sipërmarrje dhe/ose në fushën juridike (jurisprudencë).

@ Si mund të regjistroheni?

Regjistrimi bëhet online duke klikuar në linkun bit.ly/tbuedual. Afati i fundit i regjistrimit është data 31 Mars 2019.

Në të dy konkurset, si rregull, marrin pjesë skuadra, ndonëse në pamundësi inkurajohet pjesëmarrja si individ.

@ Cilat janë përfitimet?

Certifikatë bazuar në performancë individuale apo si skuadër - mbështetje financiare, partneritet, këshillim, logjistikë, bursa studimi me afat deri në 3 vite, etj.

@ Cilët janë organizatorët dhe partnerët?

Prej vitit 2011 konkurset janë organizuar nga Tirana Business University College, në bashkëpunim me kompanitë dhe bankat më të mëdha të vendit, si dhe me mbështetjen dhe vlerësimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Vit pas viti pjesëmarrja është rritur ndjeshëm falë promovimit dhe angazhimit të mësuesve, drejtuesve të gjimnazeve, DAR/ZA-ve, partnerëve të ndryshëm dhe ekipit organizativ të TBU. Në vitin e fundit në të dy konkurset u regjistruan rreth 850 nxënës.

Inkurajojmë maturantët e të gjitha shkollave të mesme të përgjithshme ose profesionale të vendit, të apasionuar e me prirje në sipërmarrje apo në jurisprudencë të formojnë ekipe dhe të aplikojnë në njërin apo të dy konkurset.

Ekipet, si rregull, krijohen me maturantë nga e njëjta shkollë, por mund të krijohen edhe nga maturantë të shkollave të ndryshme. 

Për t'u informuar më në detaje mbi zhvillimin e konkurseve, detaje me fazat, trajnimin përgatitor, etj, ju ftojmë të klikoni në linkun bit.ly/rregullore-konkursi-2019

Për çdo pyetje apo sqarim lutemi na kontaktoni në çdo kohë në:
cel: +355 69 838 4913; +355 69 981 1925 dhe/ose e-mail: info@tbu.edu.al.