Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

25 Gusht - Afati i fundit i intervistave me aplikantët e Raundit të parë

Zgjatet afati për kryerjen e intervistave të pranimit me aplikantët e Raundit të parë Bachelor, deri më datë 25 Gusht.

25 Gusht - Afati i fundit i intervistave me aplikantët e Raundit të parë

Vijojnë intervistat e pranimit me stafin drejtues të TBU!

Informojmë të gjithë aplikantët e raundit 1 të aplikimeve (dt. 29 Korrik - 3 Gusht 2021) që kanë zgjedhur programe studimi të TBU, se afati për kryerjen e intervistave të pranimit do të zgjatet deri më 25 Gusht 2021.

Në datat 21 dhe 22 Gusht intervistat do të zhvillohen vetëm online në Whatsapp (+355 69 20 90 338), nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

Në datat 23, 24 dhe 25 Gusht intervistat do të zhvillohen në mjediset e TBU nga ora 10:00 deri në orën 13:00 dhe në Whatsapp (+355 69 20 90 338) nga ora 16:00 deri në orën 20:00.

Për efekt organizimi, aplikanti konfirmon intervistën e tij duke plotësuar anketën në linkun vijues bit.ly/tbu_intervista_2021.

Kujtojmë se intervista është kriter pranimi dhe vlerësohet me maksimumi 40 pikë, krahas notës mesatare të kombinuar (sipas VKM), e cila vlerësohet me maksimumi 60 pikë. Pikët e grumbulluara nga aplikanti përcaktojnë renditjen e tij me pikë dhe kualifikimin.

Intervista konsiston në dy pjesë thelbësore:

* shkalla e njohjes që aplikanti ka mbi TBU veçanërisht me praktikat e gjata profesionale që mundësohen nga TBU pranë kompanive partnere, rregullat dhe disiplina e shkollës tonë dhe aspekte të tjera të rëndësishme. - për këtë pjesë të intervistës sugjerojmë të vizitohet www.tbu.edu.al dhe burime të tjera informacioni, biseda me studentët, pedagogë, etj.

* shkalla e gatishmërisë së aplikantit për të studiuar dhe për tu aftësuar profesionalisht. - për këtë janë të rëndësishme përvojat personale të aplikantit, jo vetëm në rezultatet në mësime por edhe eksperienca të ndryshme pune dhe/ose shoqërore që tregojnë vullnetin dhe përkushtimin e aplikantit në formimin profesional dhe të përgjithshëm.

Kryerja e intervistës nga çdo aplikant është e rëndësishme edhe krijon avantazh në konkurrim. Moskryerja e intervistës brenda dt. 25 Gusht 2021 shkakton vlerësimin me 0 pikë në këtë kriter dhe i heq mundësinë kandidatit të diskutojë për mundësinë për zbritje të tarifës së studimit.

Për çdo pyetje lutemi të na kontaktoni në +355 69 30 33 173 dhe +355 69 98 119 25.